Telegrafi

Amerikanët Ostrom dhe Williamson fitojnë Nobel për Ekonominë

Akademia Mbretërore Suedeze deklaroi të hënën se çmimi i jepet zonjës Ostrom sepse ajo ka treguar se si një pronë mund të menaxhohet nën kontrollin e përbashkët ndërsa Williamson për teorinë e tij mbi zgjidhjen e konfliktit mes firmave private.

Ostrom është gruaja e parë që merr çmimin për ekonominë që nga themelimi i këtij çmimi në fund të viteve 60. Të dyve do t’u dorëzohet çmimi prej 1,4 milion dollarësh në muajin dhjetor.

Çmimi për ekonominë është i fundit ndër 6 çmimet Nobel të dhëna për këtë vit. Ai u themelua në kujtim të Alfred Nobelit dhe nuk bën pjesë në grupin fillestar të këtyre çmimeve që u krijuan në bazë të testamentit të Nobelit. /VoA/