Site icon Telegrafi

Amerikanët nuk kanë prova për vrasjen e liderit të ISIS-it

Sekretari amerikan i Mbrojtës, Jim Mattis, ka thënë sot se SHBA-të nuk kanë prova për vdekjen e shefit të Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, sikurse ka njoftuar një OJQ siriane.

“Nëse e dinim, do ua kishim thënë. Në këtë çast nuk mund as të konfirmoj, as të përgënjeshtroj”, deklaroi shefi i Pentagonit dhe shtoi se vazhdojnë ta konsiderojmë të gjallë.

“Ne do ta ndjekim deri në fund”, garantoi Jim Mattis.

Vdekja e shefit të ISIS-it u shpall të martën nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH), një ditë pas shpalljes nga Iraku të fitores në Mosul ndaj ISIS-it. /KP/

Exit mobile version