Telegrafi

Amerikanët në tregun e sigurimeve të Kosovës, përmes INSIG-ut

Kjo është hera e tretë, që kompani të njohura ndërkombëtare në fushën e sigurimeve, depërtojnë në tregun e Kosovës përmes kompanive nga Shqipëria, të cilat kanë depërtuar mirë në vendin tonë.

Para Insig-ut pjesë të madhe të aksioneve patën shitur kompania Sigal, tek kompania austriake Viena Insurance Group dhe kompania Sigma.

Kompania "American Reserve Life Insurance", e cila do të jetë pronare e ardhshme e shoqërisë të sigurimeve, INSIG, e cila përvec se në Shqipërisë zotëron një pjesë të mirë të tregut në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, dhe është shitur në një shumë prej 41 milionë eurosh.

“American Reserve Life Insurance Company”, (ARL) zotëron 100 për qind të of Liberty Bankers Life Insurance Company. ARL-ja zotërohet plotësisht nga Heritage Guaranty Holdings, Inc. dhe siguron risigurime dhe mbështetje financiare për filialet e saj të sigurimit të jetës. Ajo u themelua më 1922-shin dhe u ble më 1999-n nga “American Reserve Group”. /Telegrafi/