Telegrafi

Amerikanët mposhtën pas tre vjetëve pa humbje

Ka pësuar humbje pas gati tre vjetësh skuadra e basketbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Amerikanët pësuan humbje të papritur në kuadër të kualifikimeve për botërorin Kina 2019 kundër Meksikës me rezultat 78-70.

Kampioni aktual olimpik dhe botërorë, i cili përbëhet nga lojtarë të ligave rajonale amerikane, u befasuan në Mexico City nga kombëtarja që para një viti e kishin mposhtur me 36 pikë diferencë.

(Getty Images)

Në këtë formë, meksikanët ndërprenë një seri mbresëlënëse prej 18 triumfeve të amerikanëve, duke mos llogaritur lojërat miqësore dhe duke i shkaktuar humbjen e parë pas Kanadasë të 24 korrikut të vitit 2015 në Lojërat Panamerike.

Francois Cruise shënoi 24 pikë, katër më shumë se Orlando Mendez-Valdez, ndërsa Marquez Tornton ishte 14 sosh.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar më parë kualifikimet në raundin e dytë dhe tani kanë rezultat prej 4-1 dhe Meksika 3-2.

Ndryshe, Kosova shënoi edhe humbjen e pesë në këto kualifikimeve pasi humbi gjatë ditës së djeshme kundër Hungarisë. /Telegrafi/