Telegrafi

Amerikanët investojnë në fermë lopësh në Skenderaj

"Ne jemi këtu për t’u ndihmuar në zhvillimin e bujqësisë, prodhimtarinë e qumështit dhe produkteve të tij, edhe pa fitime, sepse mendojmë se këtu ekzistojnë kushte për këtë, si dhe për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë", u shpreh Kappelman. 

Fermerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëkohësisht edhe përfaqësues të Universitetit Wiscosin, kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për të investuar në ngritjen dhe zhvillimin e blegtorisë në komunën e Skenderajt, duke kontribuar fillimisht me ndërtimin e një ferme dhe furnizimin e saj me më tepër se 100 krerë lopë. 

Delegacioni amerikan i shoqëruar nga zyrtarët komunal ka vizituar disa lokalitete për t’u njohur më për së afërmi me punën e fermerëve.