Telegrafi

Amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk do të kenë nevojë për maska në ambientet e jashtme, sipas udhëzimit të CDC

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka bërë të ditur se amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë t’i bartin maskat në ambientet e jashtme.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ata të cilët i kanë marrë të gjitha dozat e kërkuara mund t’i heqin maskat nëse janë vetëm ose nëse gjenden në grupe të vogla të njerëzve të vaksinuar.

Sidoqoftë, bazuar në udhëzimin e CDC-s, ata duhet t’i vendosin ato në ambiente të mbyllura dhe në ambientet e grumbulluara me njerëz.

Deri më tani mbi 95 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit.

SHBA-ja ka raportuar 32.1 milionë raste si pasojë e COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë, derisa numri i përgjithshëm i viktimave është 572 mijë, kjo bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/