Liverpooli mund të bëhet me pronar të ri shumë shpejt.
Skuadra angleze është në vënë në shitje nga pronarët amerikan, Fenway Sports Group.
E përditshmja angleze “Mirror” shkruan sot se kompania po kërkon hiq më pak se 1.1 miliard euro.
Investitorja Amanda Staveley, e cila ka lidhje të forta me miliarderët arab, raportohet se ka mundësi të jetë pronare e re e klubit anglez.
Staveley kujtojmë është drejtoreshë ekzekutive e kompanisë “PCP Capital Partners”, e cila ka një pasuri prej më shumë se 31.1 miliardë euro.
Kujtojmë se “FSG” kishte blerë Liverpoolin shtatë vjet më parë për 334 milionë euro dhe shumë shpesh ka qenë në qendër të kritikave për mos suksese.
Ndryshe, Liverpool është një prej dy skuadrave më të suksesshme angleze duke fituar 18 tituj të Ligës Premier dhe pesë herë ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/