Telegrafi

Amerikanët duan qasje në llogaritë e bankave zvicerane

Departamenti amerikan i drejtësisë i ka kërkuar një trupi federal nga Miami të hapë një procedure, duke u lejuar shërbimeve fiskale amerikane të kenë akces në të dhënat e UBS.

IRS (shërbimi i përhershëm i të ardhurave) lejon të mbajë informacion për evazion fiskal të bërë nga persona qe nuk u dihet identiteti. Kërkesa është bërë gati para 10 ditësh dhe Zvicra ka dërguar një delegacion në Uashington për të diskutuar kërkesën.

Një nga ish këshilltarët e bankës UBS veç është gjykuar në ShBA për ndihmesë të evazionit fiskal. Ligji zviceran nuk i autorizon bankat të japin informacion për klientët e tyre, qoftë edhe për raste të evazionit fiskal.

Sipas John Di Ciço, përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë amerikane, SHBA do mirëkuptim për këtë çështje, përndryshe do të përdorin masa të ndryshme nëse nuk realizohet procesi. /Telegrafi/