Telegrafi

Amerikanët do të kursejnë në dhurata

Këtë e tregoi hulumtimi i kompanisë së Consulting Deloitte, e cila pohon se pasiguria ekonomike në botë do të ndikojë mbi shprehitë konsumatore të amerikanëve.

Megjithatë, amerikanët mesatarisht do të blejnë nga 21 dhurata për Krishtlindje, që është për dy më pak sesa mesatarja e vitit të kaluar dhe për to do të shpenzojnë 532 dollarë.

Çmimet më të larta të ushqimit dhe energjisë janë arsye kryesore për zvogëlimin e planifikuar të konsumit për festat e ardhshme, ndërsa vijojnë kushtet e këqija ekonomike dhe pasiguria e vendeve të punës.

Amerikanët sivjet më së shumti do t`i zvogëlojnë të dhënat e dekorimeve festive, shpenzimet për veshje dhe shoqërimin jashtë shtëpisë, por pritet që të pandryshuara të mbeten donacionet për organizatat humanitare dhe pranimin e mysafirëve nëpër shtëpi. /Makfaks/