Site icon Telegrafi

Amerikanët dënojnë me nga 5 mijë dollarë të gjithë ata që i afrohen lisit më të gjatë në botë

Hyperion është lisi më i gjatë në botë, kurse në Shtetet e Bashkuara sanksionohen rëndë të gjitha ata që i afrohen atij.

Nga Parku Kombëtar Redwood në Kaliforni, gjatë javës së kaluar kanë bërë të ditur se të gjithë ata që i afrohen këtij lisi do të dënohen me 5 mijë dollarë, e madje edhe me gjashtë muaj burgim, transmeton Telegrafi.

Libri i Rekordeve Guiness e kishte futur në listë si lisi më i gjatë në botë. Gjendet thellë në male dhe nuk ekzistojnë shtigje që mund të çojnë deri te lisi.

E pavarësisht kësaj, ky lis nga viti 2005 është degraduar dhe shumë vizitorë kanë gjetur mënyra për ta parë nga afër.

Siç raporton CNN, lisi është 115 metra dhe ka marrë emrin nga mitologjia greke – Hyperion.

Nga parku kombëtar i lartpërmendur, kanë theksuar se ky lis më së shpesh tentojnë ta vizitojnë blogerët dhe udhëpërshkruesit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version