Telegrafi

Amerikanët besojnë se virusi nuk është më i rrezikshëm sikurse në fillim të pandemisë, thotë një sondazh

Perceptimi i amerikanëve për rrezikun që paraqet coronavirusi është më i ulëti që nga fillimi i pandemisë, zbulon një sondazh i ri.

Një sondazh i Axios-Ipsos botuar të martën tha se 66 për qind e njerëzve mendonin se virusi më nuk është i rrezikshëm sesa në fillimet e tij.

Grupet që kanë më pak të ngjarë të shohin COVID-19, si një rrezik janë njerëzit e moshës 18 deri në 29 vjeç (58 për qind) dhe republikanët (49 për qind). Ndërkohë, 76 për qind e atyre që janë vaksinuar ende e shohin coronavirusin si një rrezik të lartë, raporton cnn.

Gjithashtu raportohet se 68 për qind e amerikanëve u besojnë Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të siguruar informacion të sakta rreth COVID-19, por nga vetëm 51 për qind e republikanëve. Rreth 53 për qind e amerikanëve vazhdojnë t’i besojnë asaj që thotë presidenti, Joe Biden rreth pandemisë.

Ndryshe, sondazhi u krye nga 5 deri më 8 shkurt dhe u bazua në një mostër përfaqësuese në shkallë vendi me 1,030 njerëz të moshës 18 vjeç e lart. /Telegrafi/