Protesta simbolike me emrin “National Go Topless Day” mbahet për çdo vit në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesëtaret e gjinisë së bukur në këtë mënyrë angazhohen për idenë se gratë duhet të kanë të drejtat e njëjta të garantuara me kushtetutë, respektivisht të mund të dalin në vende publike me gjinj lakuriq si edhe meshkujt.
Edhe pse çdo vit turma të grave gjysmë lakuriqe kalojnë nëpër rrugë, kalimtarët kurrsesi nuk mund të mësohen me këto pamje, derisa sipas mediave amerikane qytetarët në New York kanë qenë të shokuar me tubimin e sivjetmë.
Policia nuk ka intervenuar as në këtë rast, sepse me vendimin e shtetit të New Yorkut nga viti 1992, grave u është lejuar të shëtisin pa rrobat e sipërme të trupit. Pjesëtaret e marshit kanë marrë edhe nënshkrime të cilat do t’ua kalojnë kongresistëve amerikanë dhe do të kërkojnë nga ta që ligjet që kanë të bëjnë me lakuriqësinë të janë më fleksibil.