Site icon Telegrafi

Amerika trajnon 25 zyrtarë të shërbimit spitalor

Me organizim të Ambasadën Amerikane, po mbahet DIMO Seminari “Zhvillimi i Sistemeve Shëndetësore dhe Praktikat më të Mira”.

Përfaqësues të certifikuar nga Instituti i Mbrojtjes i Operacioneve Mjekësore, po mbajnë ligjërata nga lëmi i menaxhimit të sistemeve shëndetësore dhe resurseve humane për 25 menaxherë dhe pjesëmarrës të përzgjedhur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Në ceremoninë hapjes, në emër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe të drejtorit të përgjithshëm Curr Gjocaj, organizatorët dhe pjesëmarrësit i falënderoi Shemsi Veseli, anëtar i bordit në detyrë të SHSKUK-së.

“Ndihma dhe përkrahja e Ambasadës Amerikane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për QKUK, ka qenë e vazhdueshme dhe në të janë përfshirë 3 komponentë kyç, investimet në infrastrukturë në disa klinika në QKUK dhe pajisje mjekësore, përkrahje direkte për shërim pacientët tanë në Klinikën e Pediatrisë përmes profesionistëve shëndetësorë nga SHBA që kanë ndihmuar dhe mjekuar qindra fëmijë.

Po ashtu, edukimi i vazhdueshëm erofesional, për çka edhe jemi mbledhur sot”, tha mes tjerash Veseli.

Në emër të Zyrës për Mbrojte dhe Bashkëpunim e cila vepron në kuadër të Ambasadës Amerikane, fjalë rasti mbajti Major Brian A. Devlin, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe njoftoi se seminari trajton çështjet themelore për ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe menaxherët.

Sipas tij, gjatë seminarit do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësorë dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke përmirësuar gjendjen shëndetësore të qytetarëve dhe për të kontribuar të interesave të sigurisë kombëtare të Kosovës.

“Qëllimi primar i këtij seminari është për të rritur aftësinë tuaj për të menaxhuar burimet e kujdesit shëndetësor, të ju jap udhëzime për të punuar bashkërisht si partnerë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Njohuritë e fituara këtu, do ju ndihmojë si udhëheqës të kujdesit shëndetësor për të filluar në kërkim të mundësive për të përmirësuar financimin, organizimin dhe shpërndarjen e kujdesit shëndetësor në Kosovë” u shpreh ai.

Ai rikujtoi se kanë ndihmuar sektorin e shëndetësisë në Kosovë përmes projekteve të shumta si ndihmë humanitare gjatë disa viteve të fundit, duke përfshirë rinovimin krahët tëra të klinikën infektive sëmundjes dhe klinika kirurgjikale këtu në Prishtinë, renovimin e objekteve sanitare dhe donacione të shumta të pajisjeve të nevojshme mjekësore. Seminari do të zgjasë pesë ditë dhe do të përmbyllet të premten.

Exit mobile version