Site icon Telegrafi

Amerika thirrje elitës shqiptare: Bëhuni pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Amerika u ka bërë thirrje elitës së shqiptarëve të aplikojnë për t’u bërë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit e njohur në popull si “FBI shqiptare”.

Ambasada e SHBA thotë se vendi i tyre është i angazhuar që të mbështesë Shqipërinë për krijimin e një sistemi drejtësie etik dhe profesional.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirë trajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv

Exit mobile version