Site icon Telegrafi

Amerika zhvillon bombën më të rrezikshme bërthamore që ndonjëherë është prodhuar? (Foto/Video)

Departamenti për Sigurinë Bërthamore pranë Ministrisë amerikane të Energjisë (NNSA), ka njoftuar se kanë përfunduar fazën e parë të testimit të një prej bombave të para bërthamore të dirigjuara në botë të tipit B61-12, për të cilën thuhet se mund të jetë bomba më e rrezikshme që ndonjëherë është prodhuar.

Qeveria amerikane ka bërë të ditur se bomba bërthamore e ashtuquajtur “e mençur” do të hyjë në fazën e prodhimit, ndërsa prodhimi me kapacitet të plotë do të fillojë në vitin 2020, transmeton Telegrafi.

Aktualisht bomba B61 përmban komponentet më të vjetra në arsenalin e Shteteve të Bashkuara, kurse kjo do të ndikojë që sistemi shekullor të zgjatet për të paktën 20 vjet.

“Hyrja në fazën tjetër është një arritje e madhe për NNSA-në dhe shkencëtarët dhe inxhinierët e talentuar, puna e të cilëve ka rëndësi të madhe bazuar në misionin e sigurisë kombëtare”, ka deklaruar administratori i NNSA, gjeneral lejtnant Frank Klotz.

Sipas një gjenerali amerikan, programi për zhvillimin e bombës B61-12, kushton rreth 11 miliardë dollarë për 400 koka bërthamore, që do të thotë se kjo është bomba më e shtrenjtë që ndonjëherë është prodhuar. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version