Site icon Telegrafi

Amerika tashmë po voton, votuesit po presin deri 11 orë në radhë

Edhe pse zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 3 nëntor, gati 12 milionë amerikanë kanë votuar herët në zgjedhje, sipas të dhënave të lëshuara nga ueb-faqja “Projekti Zgjedhor” i SHBA të drejtuar nga Universiteti i Florida.

Ky është shumë më tepër sesa numri i votave të parakohshme në të njëjtën kohë para zgjedhjeve të 2016, kur presidenti i tanishëm, Donald Trump mundi Hillary Clintonin, edhe pse këto zgjedhje po mbahen mes një pandemie të coronavirusit.

Gjegjësisht, deri më 16 tetor 2016, vetëm 1.4 milion amerikanë kishin votuar më herët – 10 herë më pak.

Se kjo nuk është vetëm një votim me korrespondencë dëshmohet nga skenat e pabesueshme të radhëve të mëdha në të cilat amerikanët në të gjithë vendin po presin të japin të tyret para kohe.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale mes republikanit, Donald Trump dhe demokratit, Joe Biden, do të mbahen më 3 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version