Site icon Telegrafi

Amerika sot feston 240 vjetorin e Pavarësisë

Çdo vit, më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë.

4 Korriku shënon 240 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 240 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.

E për çdo vit, pavarësia e SHBA-së festohet edhe në Kosovë.

Për nder të kësaj ditë të premten Ambasada Amerikane në Kosovë, ka organizuar një ndejë në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të Kosovës.

Exit mobile version