Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa orë përpara afatit të së martës të caktuar nga presidenti amerikane, Joe Biden për mbylljen e transportit ajror përfundimtar, dhe po ashtu përfundimin e luftës së SHBA-së, aeroplanët transportues të Forcave Ajrore bartën një kontigjent të mbetur të trupave nga aeroporti i Kabulit të hënën vonë.
Mijëra trupa kishin kaluar dy javë duke mbrojtur transportin ajror me dhjetëra mijëra afganë, amerikanë dhe të tjerëve që kërkonin të iknin nga një vend i sunduar përsëri nga militantët talibanë.
Gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha se aeroplanët e fundit u ngritën nga aeroproti i Kabulit në orën 15:29 me kohë të Washingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul.
Ai potencoi se një numër qytetarësh amerikanë, me gjasë “disa qindra njerëz”, janë lënë pas dhe se ai beson se do të jenë në gjendje të largohen nga vendi. /Telegrafi/