Amerika Latine tejkaloi Evropën dhe u bë rajoni me numrin më të madh të vdekjeve nga coronavirusi në botë.
Sipas Reuters, më shumë se 206 mijë vdekje janë regjistruar në Amerikën Latine, që është rreth 30 përqind e viktimave totale të këtij infeksioni në botë.
Virusi ka prekuri më së shumti Brazilin, ku 95.819 njerëz vdiqën të martën, e ndjekur nga Meksika me 48.869 vdekje, transmeton Telegrafi.
Përhapja e pandemisë po përshpejtohet gjithashtu edhe në Kolumbi, Peru, Argjentinë dhe Bolivi.
Javën e kaluar, Amerika Latine u bë rajoni me numrin më të madh të të infektuarve. Të hënën, numri i të infektuarve tejkaloi pesë milionë.
Numri i rasteve është rritur pasi autoritetet kanë lehtësuar masat kufizuese për të stimuluar rritjen ekonomike.
Virusi ka infektuar më shumë se 18.4 milionë njerëz në të gjithë botën. Rreth 700 mijë njerëz vdiqën. /Telegrafi/