Telegrafi

Amerika i jep 400 milionë dollarë Kosovës

"Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme do ta ndihmojnë Kosovën me 400 milionë dollarë", tha ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried.

Sipas tij,nga të gjithë donatorët pritet një ndihmë deri në 1 miliardë dollarë, çfarë do ta ndihmojë qeverinë kosovare për një fillim të mirë.

Qeveria e Kosovës shpreson në një ndihmë të përgjithshme prej 1.4 miliard euro.