Telegrafi

Amerika e ekstremeve: Kandidati për president të SHBA-ve, nuk e njeh asnjë lider të huaj (Video)

Kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, Gary Johnson, nuk ka qenë në gjendje të përmend emrin e ndonjë udhëheqësi të huaj, edhe pse një i rast ngjashëm i kishte ndodhur tri javë më parë, kur deklaroi se nuk ka kurrfarë informacioni për qytetin sirian Aleppo.

Liberari Johnson kishte mbetur gojëhapur gjatë një emisioni televiziv në MSNBC, kur gazetari insistoi që t’ia tregojë emrat e udhëheqësve shtetërorë që ai i konsideron si të preferuarit e tij, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu I bie helika derisa po pilotonte aeroplanin, por reagimi i pilotit ka habitur botën (Video)

“Cili është burrështetasi i juaj i preferuar? Nga cilido kontinent apo vend qoftë, më thoni emrin e udhëheqësit që ju e respektoni dhe admironi”, e kishte pyetur gazetari Chris Matthews.

Ndërkaq kolegu i Johnson, William Weld, që ishte ulur pranë tij është përgjigjur i pari duke thënë “i imi është Shimon Peres”.

Por reagimi i gazetarit ishte i menjëhershëm i cili iu kundërpërgjigj, “po flasë për të gjallët, ai ka vdekur”, duke insistuar që Johnson t’i përgjigjet.

“Duhet ta dini. Kudo qoftë, në cilindo kontinent. Në Kanada, Meksikë, Evropë, Azi, Amerikën Latine, Afrikë, më thoni emrin e një udhëheqësi të huaj që e respektoni”, ka shtuar gazetari.

Lexo po ashtu Trimëri apo çmenduri: Ecë në litar mbi lumin plotë krokodilë (Video)

Por përgjigja e Johnson ishte e çuditshme, “mendoj se do të jetë sikurse me Aleppon”, duke aluduar në situatën e ngjashme që ishte gjendur, kur është përgjigjur në pyetjen e gazetarit lidhur me qytetin sirian ku kishte thënë “Çfarë është Aleppo?” /Telegrafi/