Telegrafi

American School of Kosova shpërblehet nga Architecture MasterPrize për kampusin më të mirë në botën e arkitekturës

Architecture MasterPrize shpërblen më të mirët në fushën e arkitekturës për vitin 2018 dhe 2019. Një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e arkitekturës dhe dizajnit, Çmimet Architecture MasterPrize, u mbajt më 14 tetor, në Guggenheim Museum Bilbao, Spanjë.

Në mesin e shumë projekteve konkuruese nga e tërë bota, në garë ishte edhe projekti i kampusit të American School of Kosova, nga Maden Group, Prishtinë. Architecture MasterPrize shpërbleu kampusin e American School of Kosova, si projektin më të mirë në kategorinë “Arkitekturë peisazhi”.

Architecture MasterPrize (AMP) ka për synim të ngrisë njohjen dhe ekspozimin e projekteve kualitative arkitekurore në tëre botën, kështu duke shpërblyer kreativitetin dhe inovacionin në tri fusha: arkitekturë interieri, dizajni dhe peisazhi.

Për më shumë informata, klikoni KETU:

Inovacioni dhe kualiteti i kampusit të American School of Kosova vazhdon të cilësohet lartë nga shumë platorma botërore të arkitekturës. Së fundmi, hyri edhe në listë të ngushtë për Dezeen Awards, uebfaqja më e njohur dhe më me ndikim e arkitekturës dhe dizajnit në botë.