Telegrafi

American School of Kosova në listë të ngushtë për çmim prestigjioz ndërkombëtar

Dezeen kategorizon American School of Kosova me projektet më të mira botërore për nga arkitektura, dizajni dhe interieri.

Nga 4500 projekte prej 87 vendeve të botës, Dezeen Awards ka përzgjedhur projektin e Maden Group, kampusin e American School of Kosova, në mesin e 250 më të mirëve në botë dhe vazhdon të jetë në garë për çmimin e madh Dezeen për çdo kategori.

Vlen të theksohet se juria e Dezeen Awards 2019 përbëhet nga një panel ndërkombëtar prej 75 figurash eminente nga bota e arkitekturës dhe dizajnit.

Kjo juri identifikon projektet e jashtëzakonshme nga e tërë bota duke u siguruar që projektet fituese të mos jenë vetëm të bukura dhe inovative mirëpo edhe të dobishme për ambientin dhe përdoruesin.

Ata vlerësojnë se këto projekte gërshetojnë ndikimin pozitiv në shoqëri dhe qëndrueshmërinë afatgjate në vend.

Çfarë është Dezeen Awards dhe çfarë u vlerësua tek American School of Kosova?

Dezeen është platforma më e njohur dhe më me ndikim në botë për nga aspekti arkitekturor.

Çmimi Dezeen iu shkon atyre projekte të cilat i kanë tiparet e mëposhtme:

-Të bukura – Juria e Dezeen vlerëson detajet dhe mënyrën e përdorimit të materialeve;

– Inovative – Projektet origjinale të cilat zgjedhin një problem të caktuar

– Të dobishme – Projektet të cilat janë të dobishme për njeriun dhe planetin.