Telegrafi

American Airlines, British Airways dhe Iberia marrëveshje për fluturime

Nga kjo marrëdhenie do të përfitojnë konsumatorët të cilëve do t’u sigurohet në udhëtim i lehtë, pa ndërpreje dhe mjaft i përshtatshëm në më shumë destinacione në të gjithë botën me lidhje më të mira, me një orar të përmirësuar fluturimesh dhe përfitime më të mëdha për udhëtarët e rregullt.

“Kjo marrëveshje do të përmirësojë zgjedhjen e konsumatorëve duke mundësuar bashkimin e shoqërive të udhëtimit oneworld në të cilën American Airlines, British Airways dhe Iberia janë anëtarët kryesorë, të konkurrojnë në mënyrë më efikase në të gjithë botën me të tjera bashkime globale”,thuhet nw komunikatwn e kwtyre kompanive.

Nën këtë marrëveshje, të tre linjat ajrore do të bashkëpunojnë nga ana tregtare në fluturimet mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë si dhe Bashkimit Evropian, Zvicrës dhe Norvegjisë ndërsa vazhdojnë të operojnë si entitete të veçanta juridike. Ato do të zgjerojnë marërvesjet e tyre codeshare në fluturimet mes dhe përtej BE-së dhe SHBA-ve duke rritur kështu në mënyrë të konsiderueshme numrin e destinacioneve që këto linja ajrore mund t’u ofrojnë konsumatorëve.

Konsumatorët do të kenë mundësi të udhëtojnë më lehtë në rrjetin e destinacioneve të kombinuara nga kjo marrëveshje e cila do të shërbejë 443 të tilla në 106 vende të ndryshme të botës me më shumë se 6200 nisje në ditë me orare më të shpeshta dhe më të përshtatshme në krahasim më çfarë do të ofronte secila nga të tre linjat ajrore më vete./Telegrafi/