Telegrafi

Amelie de Montchalin: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk është vendosur në pikëpyetje

Sekretarja për Çështje Evropiane të Francës, Amelie de Montchalin gjatë fjalimit para Kuvendit Kombëtarë, ku debatoheshe për propozim ligjin për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, edhe njëherë e sqaroi pozitën franceze për zgjerimin e BE-së, njofton AIM.

Sipas Montchalin, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, u njoh në Samitin e Zagrebit dhe Selanikut dhe vendi u pranuar si kandidate në vitin 2005.

“Dua të them se perspektiva evropiane, ai marshim drejt anëtarësimit nuk është në diskutim, por përkundrazi” tha Montchalin.

Në debatin që zgjati më shumë se një orë, pothuajse të gjithë pjesëmarrësit theksuan pozicionin gjeostrategjik dhe rëndësinë e Maqedonisë së Veriut për Ballkanin dhe Evropën dhe përcaktimin e saj për integrimet Euroatlantike, sepse ka dhënë shumë, siç është ndryshimi i emrit të vendit.

Franca gjithashtu sot ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/