Site icon Telegrafi

Amelia Hamlin bashkohet me Scott Disick dhe djalin e tij për darkë

Amelia Hamlin dhe Scott Disick Foto: Daily Mail

Tashmë Amelia Hamlin dhe Scott Disick janë duke dalë publikisht në takimet e shpeshta që po bëjnë.

Së fundmi modelja e njohur është parë duke u bashkuar me Scott dhe djalin e tij për një darkë, shkruan Daily Mail.

Duket se përmes këtij veprimi marrëdhënia e tyre është bërë edhe më serioze, pasi Disick ka involvuar edhe fëmijët e tij tashmë.

Modelja u pa duke dalë nga një veturë luksoze, ndërsa veshja e saj ngushtë bëri që t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore.

Në anën tjetër, ylli i Keeping Up With The Kardashian ishte kombinuar me djalin e tij, përmes një xhakete me ngjyrë të bardhë.

Për lidhjen e tyre tashmë po raportohet se prindërit e Amelia po e konsiderojnë Scott si një person me moshë shumë të madhe për vajzën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version