Telegrafi

Amelia Grey Hamlin provokon me një fustan të kuq në British Fashion Awards

Amelia Grey Hamlin u shfaq tejet seksi në mbrëmjen e së hënës, teksa doli në tapetin e kuq në ‘British Fashion Awards’ në ‘Royal Albert Hall’ në Londër.

Modelja 22-vjeçare ktheu kokën teksa doli me një fustan të kuq ‘verbues’ të veshur me gurë të vegjël të çmuar.

Fustani i saj me qafë të lartë ishte tërësisht i hapur anash dhe i fiksuar vetëm me dy harqe të vogla për të ruajtur modestinë e saj, shkruan DailyMail.

Amelia zbuloi shumë lëkurë dhe shfaqi kraharorin e saj në veshjen e guximshme, ndërsa tregoi figurën e saj të pabesueshme.

Vajza e Lisa Rinnas dhe Harry Hamlinit kishte veshur një byzylyk me diamant të kuq dhe i rregulloi flokët me një bisht të hijshëm.

Ajo e rriti gjatësinë e saj me një palë taka të larta metalike të kuqe dhe kompletoi pamjen e saj me një penel të zi.

Supermodelja e re ka pasur një vit të suksesshëm në industri, pasi është shfaqur në kopertinën e saj të parë të ‘Vogue’, dhe së fundmi ka zbukuruar kopertinën e ‘Harper’s Bazaar’ për numrin e tetorit të revistës.

Në lidhje me qëllimet e saj në të ardhmen, Amelia i tha ‘Vogue France’: “Kam kaq shumë ëndrra. Shumë prej tyre përfshijnë sigurisht kopertinat e revistave dhe fushatave.”

Ajo më pas shtoi: “Por, në fund të ditës, dua të njihem si një artiste që frymëzon njerëzit. Dua të përfaqësoj bukurinë e pafalshme dhe unike nga brenda. Dua të përqafoj të metat dhe pasiguritë e mia për të frymëzuar të tjerët që ta duan veten ashtu siç janë. Të gjithë meritojnë të ndiejnë bukurinë dhe besimin. Shpresoj se mund të luaj një rol në këtë.” /Telegrafi/