Zjarret që kanë prekur të gjitha vendet e Ballkanit dhe të Evropës, e kanë prekur edhe Kosovën, por kjo e fundit nuk është goditur në masë shumë të madhe që do të kishte pasoja më të mëdha.
Drejtori i Departamentit të Gatishmërisë në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Hajriz Sejdiu, tha se Kosova këtë verë ka kaluar shumë mirë në krahasim me vendet e rajonit, sa i përket rasteve të zjarrit.
“Ka pasur raste të zjarreve në vendet e rajonit. Në Kosovë, ka pasur zjarre në të gjitha regjionet, por kryesisht kanë qenë të përballueshëm”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij ka raste që zjarret janë shkaktuar me qëllim, por edhe nga bujqit që dëshirojnë të djegin fushatë e tyre.
Sejdiu, tha se institucionet e Kosovës kanë për obligim parandalimin e zjarreve. Ai tha se pyjet e Kosovës kanë disa pronarë.
Ai tha se për të gjitha zjarret e shkaktuara, faktori njeri është faktori kryesor.