Telegrafi

Amdije Zenku zgjedhet kryetare e Gjykatës Themelore në Kërçovë

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 2 tetor, ka marrë vendim që Amdije Zenkun ta emërojë në postin e kryetares së Gjykatës Themelore të Kërçovës.

Zenku në Gjykatën Themelore në Kërçovë vjen në vend të kryetarit të deritanishëm, Baki Alili, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Amdije Zenku ka përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Zenku ka punuar si referente në Qendër ndërkomunale për punë sociale në Kërçovë, dhjetë vjet ka punuar si avokate, ndërsa dhjetë vitet e fundit ka punuar si gjykatëse në Gjykatën Themelore në Kërçovë, prej ku edhe kaluar në postin e kryetares./Telegrafi/