Site icon Telegrafi

Amdi Bajram: Unë do ta votoj Ligjin e gjuhëve, nuk kam asgjë kundër

Deputeti Amdi Bajram, i cili është pjesë e koalicionit të LSDM-së thotë se Ligji i gjuhëve është kushtetues dhe jokushtetues, por gjithsesi duhet të votohet pa vonesa.

Bajram për Makfaks tha se ai ashtu është formuluar dhe ashtu duhet të jetë dhe se ai nuk ka asgjë kundër ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk duhet të ketë vonesa. Nuk është një punë e madhe nëse Ligji për gjuhët votohet dhe nuk ka asnjë pengesë për këtë. Unë e vlerësoj si kushtetues – jokushtetues. Faktori i jashtëm nuk bën presion, nëse duam të shkojmë në BE dhe NATO duhet t’i përmbahemi asaj që do të na thonë”, tha Bajram.

Përndryshe, javën e kaluar Amdi Bajram ishte deputeti i vetëm që priti në sallën e Kuvendit për më shumë se një orë që të fillojë seanca, ndërsa ajo pastaj u shty./Telegrafi/

Exit mobile version