Site icon Telegrafi

Amdi Bajram largohet nga koalicioni me OBRM-PDUKM-në, do të veprojë si deputet i Lidhjes së Romëve

Thashethemeve rreth pozicionimit të tij në Kuvend, ju ka dhënë fund vetë deputeti Amdi Bajram.

Ai para fillimit të vazhdimit të seancës në Kuvend, tha se prej sot do të jetë deputetë i Partisë së Romëve dhe jo si pjesë e koalicionit me OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri sot kam qenë deputet i Lidhjes së Romëve në koalicion me OBRM-PDUKM-në, ndërsa prej sot do të veproj si deputet i Lidhjes së Romëve”, tha Amdi Bajram.

Gjatë ditës së djeshme në media u përhapën informacione se Bajram do të kalojë në grupin parlamentar të BDI-së, prej ku mohuan informacionet e tilla dhe thanë se Amdi Bajram nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar të BDI-së./Telegrafi/

Exit mobile version