Site icon Telegrafi

Amdi Bajram: Barnatoret i fshehin ilaçet

Deputeti i komunitetit rom, Amdi Bajram, i ka akuzuar barnatoret se fshehin ilaçe të cilat janë të nevojshme për qytetarët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, barnatoret bëjnë malverzime dhe shpekulime, duke fshehur ilaçe të cilat varen nga ata, deklaroi deputeti Bajram në seancën për pyetje të deputetëve.

“Shkon në barnatore edhe ditën e dytë, edhe të tretë, dhe të thonë se nuk ka ilaçe. Mua, si person me asmë, më duhet pompë, dhe në ditën e dytë më thonë se nuk ka, thonë se privatisht kushton 3.600 denarë. Mirë, unë mund ta blej dhe e blej, por çfarë të bëjë ai me 12.000 denarë rrogë, me 4-5 anëtarë’, thotë Amdi Bajram./Telegrafi/

Exit mobile version