Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i marketingut të AMD, Raymond Dumbeck, i cili njoftoi se ky është rekordi më i lartë shënuar ndonjëherë brenda një jave për AMD. Sipas Dumbeck, shitjet më të mëdha kanë shkuar për kompanitë të cilët prodhojnë Netbook .
AMD është një kompani që prodhon procesorë dhe baza e saj ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në bilancin për vitin 2010, AMD njoftoi se fitimi për këtë vit ishte 471 milion dollarë. /Telegrafi/