Site icon Telegrafi

AMD konfirmoi bug-un në procesorët e tij

Sipas këtij burimi, procesori në mënyrë jo të rregullt bën azhurnimin e treguesit të stack-ut në rast se përdoren disa instruksione POP dhe RET.

Në praktikë kjo reflektohet si gabim në segmentim gjatë ngarkesës së madhe të procesorit.

Edhe pse është konfirmuar ekzistenca e bug-ut harduerik, në praktikë vështirë që do të ketë ndokush shansin ta përjetoj për shkak se rrethanat në të cilat ai paraqitet janë relativisht të rralla dhe vet kodi duhet shkruar duke pasur për qëllim shfaqjen e bugut. /Telegrafi/

Exit mobile version