Site icon Telegrafi

Ambulanca në Lushnje del nga rruga, vdes pacienti që ishte brenda

Një 62-vjeçar, që po transportohej me ambulancë drejt spitalit, humbi jetën pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Krutje.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Exit mobile version