Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku një ambulancë ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i ambulancës me iniciale I. D., ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë ka humbur jetën pacientja Arziko Shehu, 71 vjeç.
“Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71-vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë”, njofton policia.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Ora News/