Telegrafi

“Ambulanca-ajrore” që mund të trajtojë të sëmurët në terrene të vështira

Një video e një burri që demonstron pajisjet më moderne që do të ndihmonin në shpëtimin e shumë jetëve, ngjan me skenat e filmit fantastiko-shkencor të Hollywood-it, “Iron Man”.

Bëhet fjalë për “ambulancën ajrore” e cila ngjitet për pak minuta edhe në kodrat më të larta, për të ndihmuar personat që mund të kenë pësuar sulm në zemër derisa bëjnë alpinizëm, transmeton Telegrafi.

Kostumi në formë “rakete” i shpikësit Richard Brownin është përdorë si pjesë e një ushtrimi në Lake District, për ta dokumentuar se si mund të shpëtohet jeta e njeriut duke kursyer kohë derisa autoambulanca të arrijë në vendin e ngjarjes.

Kostumi shitet për 340 mijë funte, por Brownin dhe kompani e tij Gravity, kanë bërë të ditur se mund të shitet edhe me këste nëse blihet dhe përdoret për shëndetësi. /Telegrafi/