Telegrafi

Ambrosini vazhdon kontratën me Milanin

Dy palët kanë biseduar gjatë kësaj vere në lidhje me zgjatjen e kontratës, ndërsa pas një dialogu jo shumë të gjatë është arritur marrëveshja.

Vazhdimi i kontratës vjen vetëm disa muaj, pasi klubi kishte njoftuar se Ambrosini mund të jetë kapiteni i ri i Milanit.

Ambrosini luan për Rossonerët që nga viti 1995 kur u transferua nga Cesena, ndërsa sipas të gjitha gjasave, ai do ta mbyllë karrierën në San Siro.