Telegrafi

Ambrosini: Besojmë te Ronaldinho

Braziliani, sikurse gjithë skuadra e Milanit, nuk e ka filluar mirë këtë sezon, por sipas njoftimeve të fundit, ai është duke u stërvitur maksimalisht që ta kthejë formën e tij.

“Të gjithë këtu vazhdojnë të kenë besim tek ai. Ronaldinho është vlera jonë shtesë, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë si përparësi”, është cituar Ambrosini nga Milannews.it.