Telegrafi

Ambrose: Nuk kemi frikë nga Juve

 ”Ne nuk kemi frikë nga askush, 180-të minutat do të vendosin fatin tonë”.

”Unë mund t’iu them sinqerisht se ky është një short i mirë dhe ne jemi të lumtur për këtë. Ne kemi një ekip të bashkuar dhe besojmë në kualitetin dhe talentin tonë, e çka është më me rëndësi, trajnerët tanë kane qenë të mrekullueshëm dhe shumë të përgatitur teknikisht”.

”Kështu që siç thashë edhe më parë, ne do t’i respektojmë të gjithë kundërshtarët tanë dhe duam të lëmë gjurmë në këtë garë”, ka thënë Ambrose./Telegrafi/