Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ai ka dorëzuar “administrimin dhe kujdesin” e klubit tek administruesit e fondacionit të tij bamirës.
Kjo vjen pasi deputeti laburist Chris Bryant bëri thirrje që oligarkut rus t’i ndalohet zotërimi i Chelseat, pas pushtimit rus të Ukrainës nga Rusia.
Abramovich lëshoi një deklaratë në uebsajtin e Chelsea të shtunën, ku thuhej se ai largohet nga administrimi i klubit si president pas 20 vitesh.
“Gjatë zotërimit tim gati 20-vjeçar të Chelsea FC, unë gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi po aq të suksesshëm sa ne jemi sot, si dhe të ndërtojmë të ardhmen, duke luajtur gjithashtu një rol pozitiv në komunitetet tona”.
“Unë gjithmonë kam marrë vendime për interesin më të mirë të Klubit me zemër”.
Statement from Club Owner Roman Abramovich.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 26, 2022
“Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea administrimin dhe kujdesin e Chelsea FC”.
“Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitën të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, thuhet në komunikatë.
Deklarata e Abramovich vjen në prag të finales së Carabao Cup mes Chelsea dhe Liverpool. /Telegrafi/