Site icon Telegrafi

Ambientalizmi i hoxhë Hamdiut dhe i të tjerëve

Me 22 prill gjithandej në Kosovë në mënyrë simbolike u shënua Dita e Tokës që për qëllim ka ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë natyrës. Mbjellje të luleve dhe fidanëve nga ana e figurave politike e përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, dhe pastrime simbolike nga ana e shoqërisë civile mbuluan një hapësirë solide në edicionet informative dhe të faqeve të gazetave kosovare .

Shumë më vend nga ana e medieve që të informonin publikun për aktivitet në fjalë, duke provokuar kështu vëmendjen e qytetarëve për respekt dhe rëndësi të ambientit, por kjo nuk e justifikon injorimin e aktiviteteve reale dhe jo simbolike për ambientalizëm ani pse të zhvilluara në periferi.

2 kilometra nga qyteti i cilësuar si ‘kërthiza e bukur e Kosova’ qyteti i Ferizajt ndodhet fshati Zaskok që shënimin e Ditës së Tokës do ta shënoj për tej simbolizmit me një aktivitet të gjallë dhe produktiv dhe kjo falë iniciativës së hoxhës së këtij fshati Hamdi Çerkini, me që kjo ditë rastisi të jetë pikërisht në Ditën e Premte, ditë kur besimtarët mysliman frekuentojnë xhaminë më shumë në mënyrë to domosdoshme se ditë tjerave. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një aktivitet të zakonshëm pastrimi por aktiviteti ishte i veçantë qëllimin i ka stimuluar këta njerëz që ti bashkohen aktiviteti në mënyrë vullnetare dhe numri i madh i atyre e kanë përkrahur që dallon nga numri simbolik që e kanë bërë zakon të kenë disa OJQ thjesht vetëm për të bërë diç.

Ishte frustuese kur në mbrëmje në lajmet e medieve lokale publiku informohej vetëm për aktivitetin e një nga OJQ-ve, edhe pse shumë aktive, aktiviteti i tyre ishte përkrahur nga vetëm pak anëtar të saj, si për kundër asnjë informacion, madje pak e nga Ferizajasit e dinë që në fshatin Zaskok ka pasur një aktivitet të vërtetë të ambientalizmit dhe pastrim të këtij niveli.

Megjithatë e rëndësishme është që qytetarët të vetëdijesohen për ruajtje dhe përkujdesje të ambientit. Por vetëdijesimi i tyre nuk ndodh as me simbolikë të politikanëve dhe as me aktivitetet mirë të sponsorizuara të shoqërisë civile, por vetëdijesimi ndodh me edukim moral, etik dhe mbi të gjitha shpirtëror.

Ja shembulli, hoxha Hamdi, kishte blerë të gjitha mjetet e nevojshme për pastrim dhe ligjëratën e ditës së Premte ia kishte kushtuar pikërisht ambientalizmit dhe rëndësisë që feja porosit të kemi për të, dhe duke u treguar mirë atë se edhe pastërtia është pjesë e fesë, jo veç etikë, por edhe besim, patjetër që do të gjente përkrahje nga komuniteti i xhamisë së tij.

Madje rrëfimi i Hoxhë Hamdiut se ‘largimi i pengesës nga rruga është pjesë e besimit’ duke i referuar thënies Profetike, kishte pushtuar zemrat e komunitetit, kështu e konfirmonin vet disa nga pjesëmarrësit në aktivitet. E shihni se njerëzit janë të krijuar me natyrshmëri për t’i pranuar urdhrat Hyjnor, në anën tjetër kryerja e këtyre urdhrave u kthehet në dobi pikërisht njeriut.

Intelektuali i mirëfilltë pa komplekse dhe pa paragjykime, por që me qasje shkencore dhe larg çdo emocioni dhe nostalgjie, domosdo që fasionohet nga universaliteti i fesë Islame, dhe nëse nuk do ta përqafoj për ta shpëtuar vetën e tij në botën tjetër, të paktën nuk do ta nënçmoj kontributin e madh human që mund ti ofroj botës.

Dikush mund ta marrë aktivitetin e Hoxhës Hamdi thjeshtë si një aktivitet të zakonshëm apo se ka të bëjë me sinqeritetin dhe vigjilencën që ka ky hoxhë, dhe si rast i veçantë. Patjetër që ka të bëjë edhe me sinqeritetin e madh të hoxhës Hamdi njëjtë sa ky sinqeritet dhe bindje e vullnet për aktivitet edhe të kësaj natyre e tij niset nga bindja fetare islame dhe të tillë aktivitet në kanë dhe vazhdojnë të zhvillojnë edhe imamët sado që në medie nuk dëgjoni shpesh për to.

Rëndësinë që feja Islame i jep ruajtjes dhe kultivimit të ambientit nuk mund ta përshkruaj dot dhe as që ia mësyva, ajo çfarë desha të ndaj me tjerët ishte pikërisht irnimit i gjithë neve nga injorimi jo vetëm i medieve por edhe i politikës nga fuqia dobiprurëse e fesë.

Do ta përmbyll këtë me një përvojë timen, që ta shini që feja mund të jetë dhe është dobiprurëse praktikisht edhe për tjerët.
Në vitin e III në medrese të Prishtinës, profesori i nderuar i lëndës së Hadithit, Husamedin Abazi tek na shpjegonte për ‘kushtet që duhet të plotësonin transmetuesit e thënieve të Pejgamberit a.s.’ përmendi edhe një fakt interesant që ‘nëse për një njeri dihej që është parë ndonjëherë të ketë ngrënë diç në publik, nga i tilli nuk është pranuar të merret transmetimi’, vetëm nëse ka ngrënë diç në ndonjë vend publik e lëre më të jetë parë duke hedhur diç në rrugë, i tilli është llogaritur i prishur dhe nuk ia janë marrë në konsideratë thëniet e tyre.

Kështu ishte edukata e njerëzve të parë dhe më të afërt me Islamin e pastër, dhe duke treguar këtë ngjarje kërkoj nga ne jo me obligim, por në mënyrë vëllazërore që të betoheshim në Allah se kurrë me vetëdije nuk do të hidhnim gjë në vendet jo adekuate, betim të cilën e bëmë siç e kishin bërë edhe klasa tjetër. Klimaksi i kësaj gjendje është se Kosova është rehat nga 70 të rinj të saj kurrë nuk do të hidhnin gjë në rrugë, sepse këtë gjë e llogarisin për mëkat të madh, (në rastin tonë pos mëkatit për pa pastërti, edhe për thyerje të betimit). Sikur kjo edukatë, kjo etikë dhe më shumë se etikë tu jepej gjithë nxënësve tjerë, dhe sikur ama sikur të betoheshin gjithë tjerët, por mos hedhje mbeturinash vend e pa vend, sigurisht që vendi ynë do të ishte më i pastër, ambienti ynë do të ishte më ndryshe, kujdesi ndaj luleve dhe fidanëve të mbjella do të ishte më i theksuar.

Exit mobile version