Site icon Telegrafi

Ambientalistët: Projektet në bregun e liqenit të Ohrit do të dëmtojnë vendbanimet natyrore

Shoqatat ekologjike “Front 21/42” dhe “Eko-svest”, inicuan ankesë para Komitetit të Përhershëm në Konventën e Bernës në Strasburg, për shkak të dyshimeve se projektet e paralajmëruara për zhvillim të bregut në liqenin e Ohrit dhe Parkut Kombëtar “Galiçica”, do të dëmtojnë më shumë se 260 lloje të mbrojtura nga konventa për mbrojtjen e jetës natyrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambientalistët janë të mendimit se projektet përkatëse do të sjellnin deri te tharja e “Hapësirës Studentore” për shkak të ndërtimit të banesave të mëdha, pastaj shkatërrimi i bregdetit natyror dhe prerja e një nga kallamet e fundit për ndërtimin e një plazhi me themel prej hekuri, shkatërrimi i burimeve të cilat janë të mbrojtur në mënyrë rigoroze në afërsi të “Shën Naumit” për ndërtimin e një kompleksi të madh turistik, janë të dëmshme për natyrën në Ohër.

Vlerësimi i ambientalistëve është se nëse zbatohen projektet e planifikuara, Maqedonia nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e konventës.

Sa i përket Konventës së Bernës, kujtojmë se ajo është një marrëveshje ndërkombëtare e detyrueshme në fushën e mbrojtjes së natyrës, që Maqedonia e ka miratuar në vitin 1998./Telegrafi/

Exit mobile version