Site icon Telegrafi

Ambientalistët kërkojnë kufizime më të ashpra nga BE-ja për termocentralet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor

Ambientalistët kërkojnë nga ligjvënësit e Bashkimit Evropian që të marrin një qëndrim më të ashpër mbi ndotjen e ajrit nga termocentralet e thëngjillit në Ballkanin Perëndimor.

Sipas grupeve mjedisore, 16 termocentrale të kohës komuniste me kapacitete prej 8 GW, për vitin 2016 emetuan më shumë se 250 termocentrale të qymyrit, me kapacitet 30 herë më shumë se pjesa tjetër e Bashkimit Evropian.

Linjiti është qymyri më ndotës që është i disponueshëm në rajon, duke qenë si burim kryesor i energjisë për Kosovën, Serbinë, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Këto vende janë anëtare të Komunitetit të Energjisë, i cili ka për qëllim që t’i zbatoj rregullat e BE-së për të frenuar ndotjen, por investimet në termocentrale të reja për të ulur emetimet nuk janë të duhurat.

“Ndotja e ajrit nuk njeh kufij dhe ende është një vrasës i padukshëm në Evropë. Është koha që politikëbërësit e BE-së të rritin përpjekjet për pastrimin e ajrit dhe dekarbonizimin e sektorit të energjisë”, tha Vlatka Matkoviq-Puljiç, zyrtare e lartë shëndetësore dhe e energjisë në Heal, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Nga të dhënat thuhet se termocentralet e Ballkanit Perëndimor shkaktuan ndotje në të gjithë BE-në me një kosto të kujdesit shëndetësor prej 11.5 miliardë euro.

Vendet e rajonit gjatë dekadës së ardhshme planifikojnë të shtojnë 2.7 GW të kapaciteteve të reja të centraleve të qymyrit, kryesisht të financuara nga bankat kineze, duke shtuar se shumica e tyre nuk do të përmbushin rregullat e BE-së për kontrollin e ndotjes.

Qeveritë në rajon thonë se kanë nevojë të zgjerojnë prodhimin e energjisë nga qymyri për të plotësuar kërkesën në rritje dhe për të siguruar energjinë elektrike.

Tani për tani, vendet pjesëmarrëse në Komunitetin e Energjisë nuk përballen me asnjë gjobë nëse objektivat nuk përmbushen. /Telegrafi/

Exit mobile version