Ndotja e mjedisit nga hedhja e mbeturinave në vende të paautorizuara mbetet një shqetësim serioz për komunitetin.
Sipas një njoftimi nga kompania “Ambient” Sh.A., ndaj shkelësve të ligjit do të ndërmerren masa ndëshkuese, përfshirë gjoba dhe procedime ligjore.
Rasti më i fundit i një deponie ilegale në fshatin Sigë ka ngritur shqetësime mbi dëmtimin e ekosistemit dhe lumenjve, të cilët janë jetikë për një mjedis të shëndetshëm.
Autoritetet theksojnë se ndotja e tyre shkakton pasoja të pariparueshme dhe cënon cilësinë e jetës në komunitet.
“Çdo person fizik apo juridik që kapet duke hedhur mbeturina jashtë pikave të përcaktuara do të përballet me pasoja ligjore,” thuhet në njoftimin zyrtar të “Ambient” Sh.A.
Qytetarët ftohen të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kontribuojnë në mirëmbajtjen e pastërtisë, pasi vetëm me angazhim të përbashkët mund të sigurohet një ambient i pastër dhe i shëndetshëm për të gjithë./Telegrafi/