Telegrafi

Amber Rose pranon se është në lidhje të re? (Foto)

Amber Rose dhe Val Chmerkovksiy kanë qenë objekt i thashethemeve për një lidhje që kur të dy u shfaqën në “Dancing Ëith The Stars” në fillim të këtij viti, e tani pikërisht kjo lidhje tingëllon sikur të jetë zyrtarizuar.

33-vjeçarja shfrytëzoi rrjetet sociale për të ndarë një fotografi së bashku me Val, e duke e quajtur atë “Bae”, transmeton Klan Kosova.

Disa ditë më parë, Amber ka postuar edhe një fotografi të tyre së bashku, duke shkruar “Ai”, dhe një zemër ngjitur me këtë fjalë.

Javën e kaluar, Amber dhe Val u vunë re edhe duke mbajtur duart derisa u drejtuan për një darkë së bashku.