Telegrafi

Amber Rose dhe Alexander Edwards në pritje të fëmiut të parë

Amber Rose po kalon momente gëzimi.

Modelja ka bërë të ditur se ajo po pret një djalë me të dashurin e saj, zëvëndëspresidenti e Def Jam, Alexander Edwards.

Ky do të jetë fëmiu i parë për çiftin, ndërkaq Rose tashmë është nënë e djalit gjashtë vjeçar, Sebastian Taylor Thomaz, të cilin e ka me ish-bashkëshortin, Wiz Khalifa.

Në Instagram, Rose postoi një foto të saj nga gjinekologjia, ku ka bërë të ditur se ajo dhe Alexander po bëhen prindër.

Rose dhe Alexander janë në lidhje nga tetori i kaluar, e para tij ajo ishte në lidhje me reperin 21 Savage.

Rose dhe Wiz pritën në jetë djalin e tyre në shkurt të vitit 2013 para ndarjes në shtator të vitit 2014, ndërsa mbeten miq të afërt dhe vazhdojnë të kenë kujdestari të përbashkët për të. /Telegrafi/