Telegrafi

Amber Rose bën tatuazh emrat e fëmijëve në fytyrë

Amber Rose (Foto: Instagram)

Modelja e popullarizuar amerikane, Amber Rose, ka vendosur të ketë një kujtim të përhershëm të fëmijëve të saj.

Ylli 36-vjeçar është parë me një tatuazh goxha të madh në ballë ku shkruan “Bash” dhe “Slash” – emrat e dy fëmijëve të saj.

Ajo ka djalin shtatëvjeçar Sebastian Taylor Thomaz që njihet me nofkën Bash me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa.

Ndërkaq, biondja në muajin tetor është bërë sërish nënë e një vogëlushi Slash Electric Alexander Edwards me të dashurin Alexander “AE” Edwards.

Rose u fotografua me tatuazhin e ri fillimisht kur po bënte shopping, e cila ka marrë kritika të shumta edhe nga fansat e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Amber Rose

“Të lutem, thuaj që nuk është e vërtetë. Pse duhet të bëjë një njeri me mendje të shëndoshë këtë. Ajo ka një fytyrë të mahnitshme. Turp”, ka shkruar një ndjekës.

“Përse në fytyrën tënde të bukur kur ke vende tjera”, shkruan një tjetër.

Amber Rose kritikohet nga fansat për tatuazhin e ri (Foto: Instagram)

Theksojmë që tatuazhi nuk është ndryshimi i vetëm që Rose i ka bërë trupit të saj pas lindjes, ajo ndër tjerash ka bërë liposukcion (heqja e dhjamit). /Telegrafi/

Amber Rose kritikohet nga fansat për tatuazhin e ri (Foto: Instagram)