Telegrafi

Amber puthet me ish-burrin një ditë pas ndarjes nga i dashuri (Foto)

Pas pesë muajsh lidhjeje, Amber Rose i ka dhënë fund romancës me Val Chmerkovskiyn. Dhe modelja nuk ka pritur shumë, por është hedhur në krahët e ish-burrit të saj, Wiz Khalifa.

Çifti i dikurshëm janë shfaqur bashkë në tepihun e kuq në ndejën para Grammyve në Los Angeles, ku kanë shkëmbyer puthje.

Janë rikthyer bashkë?!

33-vjeçarja nuk dukej aspak si një femër që sapo ka përfunduar një lidhje, por u shfaq shumë e disponuar.

Pos që rrezatonte pozitivitet, ajo kishte zgjedhur një fustan mjaft interesant, i cili nuk e ekspozonte figurën e saj.

Veshje interesante

Nga ana tjetër, 29-vjeçari Wiz dukej mjaft klasik, ndërsa këmisha e hapur ia vinte në pah tatuazhet e shumta në trupin e tij.

Ndryshe, Amber dhe Khalifa kanë një djalë trevjeçar nga lidhja e tyre të quajtur Sebastian. /Telegrafi/