Site icon Telegrafi

Amber Heard shkëlqen në Madrid pas njoftimit të shtatzënisë

Amber Heard është parë duke shkëlqyer në Madrid këtë të shtunë, për herë të parë që nga njoftimi i shtatzënisë së saj.

Aktorja 38-vjeçare, e njohur për rolin në “Aquaman”, është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe është e lumtur për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

Ajo ka një vajzë, Oonagh Paige, që është tre vjeçe dhe lindi në prill të vitit 2021, shkruan DailyMail.

Amber u pa teksa po largohej për një vrap në parkun El Retiro, duke buzëqeshur dhe duke valvitur dorën teksa hipte në makinë.

Ajo kishte veshur dollakë të zi dhe një xhup të madh, duke kombinuar pamjen me atlete portokalli dhe gri.

Amber zgjodhi një grim minimal dhe aksesorë të thjeshtë, duke shfrytëzuar rrezet e diellit për të nxjerrë në pah bukurinë e saj natyrale.

Përfaqësuesi i saj konfirmoi shtatzëninë e aktores, duke theksuar se është ende herët për të dhënë detaje, por Amber është e lumtur me këtë lajm.

Lidhur me jetën private, Amber ka qenë beqare që pas ndarjes nga Johnny Depp dhe është e paqartë nëse do ta ketë fëmijën e saj me një partner të ri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version